Berisha: Buxheti i vitit 2023, katastrofë! Shqiptarët ikin se e qeveria e ka bërë vendin të pavlerë

Berisha: Buxheti i vitit 2023, katastrofë! Shqiptarët ikin se e qeveria e ka bërë vendin të pavlerë

Ish-kryeministri Berisha deklaroi nga Foltorja e Kuvendit se buxhetit i vitit 2023 është një katastrofë.

Duke vijuar me logjikën e tij, Berisha tha se shqiptarët ikin se qeveria e ka bërë këtë vend të pavlerë, ndërkohë që qeveritarët jetojnë në luksin më të madh.

Po ashtu ish-kryeministri hodhi akuza ndaj qeverisë, duke deklaruar se i kanë premtuar Italisë së do të votojnë për ekspozitën botërore të vitit 2030, duke i marrë “ryshfet”.

Po ju çfarë bëtë ju ndërtoni në fushë në të njëjta kushte. Siç vidhni ju nuk vjedh kush në botë. Ditën e buxhetit sigurisht ai ka probleme të mëdha me këto vjedhje. Ky është buxhet katastrofë. Si arrini në këtë shkallë? A mendoni ju, po bizneset, çfarë u bëtë bizneseve! Të gjithë do jenë me datën 12 t’u bëjnë gjyqin në Tiranë. Boll është Boll! A janë të vërteta këto!

Ansambli i vjedhjes është ky! Kanë bërë një akt të turpshëm. I kanë premtuar Italisë me shkrim se do votojnë për ekspozitën botërore në vitin 2030. I merr ryshfetin dhe i tërheq mbështetjen. E kam burim të sigurt. Ia keni dhënë me shkresë me shkrim. Një vendi në të cilin shqiptarët janë vetëm biznesmenë nja 50 mijë. Kënaqeni me ryshfetin në xhep. Ju e turpëroni këtë vend. E keni bërë Shqipërinë një vend të pavlerë.

Ndaj ikin shqiptarët se shohin se e keni bëri Shqipërinë një vend të pavlerë. Ndërsa për vete jetoni në luksin më të madh.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy