Partia Demokratike është larguar nga Komisioni i Sigurisë. Pas debateve të ashpra mes palëve, anëtarët e djathtë kanë lënë mbledhjen përpara votimit të projektbuxhetit për Ministrinë e Brendshme.
Në komision ishte dhe ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj, i cili debatoi me deputetët e PD, kryesisht me Flamur Nokën, për akuzat ndaj ish-ministrit Saimir Tahiri, si i implikuar në trafikun e drogës.



