Berisha: Guvernatorja Kim e ka me shkrim që do shkatërrohet PD, donte të mbante Bashën të financuar nga rusët

Berisha: Guvernatorja Kim e ka me shkrim që do shkatërrohet PD, donte të mbante Bashën të financuar nga rusët

Teksa dje u dha vendimi i Gjykatës së Apelit për vulën e PD-së, kryetari i PD-së, Sali Berisha në një takime strukturat e Kryesisë së partisë, tha se e gjitha nisi për tu shkatërruar me shkas kjo forcë politike.

Sipas tij, Yuri Kim, bënte presione të shumta për të realizuar qëllimet për këtë shkatërrim, duke e mbajtur Lulzim Bashën njërin që sipas tij është i financuar nga rusët.

Ne jemi mbledhur këtu për të diskutuar për situatën e krijuar.

Sot pasdite mblidhet grupi parlamentar. Nesër do mblidhen kandidatët dhe në darkë Këshilli Kombëtar.

Vendimet janë të një rëndësie të jashtëzakonshme.

Cilat do jenë qëndrimet tona para këtij akti të turpshëm. Akt ekstrem armiqësor ndaj nesh. Nga një mafie që nuk ka asnjë parim. Që nuk respekton asnjë ligj.

McGonigalët dhe Edi Rama, me kombinacionet e tyre morën peng Lulzim Bashën.

A është vetëm kjo? Jo. E ka me shkrim guvernatorja: Që do shkatërrohet PD-ja.

Kur ajo bënte presione të jashtëzakonshme për të realizuar qëllimet, shkatërrimin e opozitës. Qëllimi i saj ishte të mbante Lulzim Bashën, njeriun e financuar nga rusët, në krye të PD-së. Ky ishte qëllimi!

Dhe vazhdohet më tej, haptas deklaroi se nuk ka rëndësi kush voton dhe si voton, ka rëndësi kë emëron ajo kryetar. Pasi iku Lul Brava, u përqendrua te AliBasha. I cili ju siguroj se pas ditës se djeshme, nuk ka as 10 vetë pas vetes.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy