Meta pret Grubin: Diaspora shqiptare të përfshihet sa më shumë në regjistrimin e popullsisë në Maqedoni

Meta pret Grubin: Diaspora shqiptare të përfshihet sa më shumë në regjistrimin e popullsisë në Maqedoni

Presidenti i Republikës Ilir Meta, priti sot në një takim Zëvendëskryeministrin e parë të Maqedonisë së Veriut, Artan Grubi dhe delegacionin që e shoqëronte.

Presidentin Meta u njoh nga Grubi me ecurinë e procesit të regjistrimit të popullsisë në Maqedoninë e Veriut.

Kreu i Shtetit theksoi rëndësinë që ka përfshirja sa më e madhe e diasporës shqiptare në këtë proces dhe vlerësoi se përtej aspektit statistikor regjistrimi i popullsisë do të jetë përmbajtësor në avancimin e të drejtave të shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut.

Gjithashtu, Presidenti Meta theksoi nevojën e forcimit të bashkëpunimit mes dy vendeve tona për përballimin me sukses të sfidave të pandemisë dhe efikasitetit të përpjekjeve për sigurimin e vaksinave anticovid.

Meta nënvizoi se si dy vende fqinje, aleate në NATO dhe me vizione të përbashkëta euroatlantike, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut do të duhet të fuqizojnë edhe më shumë marrëdhëniet në dobi të paqes, stabilitetit dhe zhvillimit të rajonit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy