Rikonstruksioni i shtëpive të dëmtuara nga tërmeti i 2019-ës/ Qeveria miraton fondin prej 3 mln euro për bashkitë Shijak, Vorë e Krujë

Rikonstruksioni i shtëpive të dëmtuara nga tërmeti i 2019-ës/ Qeveria miraton fondin prej 3 mln euro për bashkitë Shijak, Vorë e Krujë

Këshilli i Ministrave ka miratuar përdorimin e fondit të rindërtimit në vlerën 319 350 424 lekë (pa TVSH) për financimin e punimeve të riforcimit dhe rikonstruksionit të banesave individuale në bashkitë Shijak, Vorë dhe Krujë.

 

Sipas vendimit të miratuar me propozim të ministrit të Infrastrukturës dhe Energjisë, nga ky fond do të përfitojnë individët, banesat e të cilëve janë klasifikuar si objekte të dëmtuara rëndë (me shkallë dëmi DS4) dhe që, në bazë të aktekspertizave të thelluara, nuk kanë nevojë të rindërtohen nga e para, por u duhen punime rikonstruksioni.

 

Ndarja e fondeve sipas bashkive (pa TVSH) është për Bashkinë Vorë 221 966 407 lekë, për Bashkinë Krujë 77 007 917 lekë dhe për Bashkinë Shijak 20 376 100 lekë.

 

Efekti financiar prej 319.3 milionë lekësh përballohet nga buxheti i fondit të rindërtimit të miratuar për vitin 2026 dhe u kalon këtyre tri bashkive në formën e transfertës së pakushtëzuar. Për zbatimin e këtij vendimi, i cili hyn në fuqi menjëherë pas botimit në "Fletoren Zyrtare", ngarkohen Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, Ministria e Financave, si dhe bashkitë Shijak, Vorë dhe Krujë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy