Presidenti Meta pret kryeparlamentarin Xhaferi: Stabiliteti Maqedonisë është në interesin Shqipërisë

Presidenti Meta pret kryeparlamentarin Xhaferi: Stabiliteti Maqedonisë është në interesin Shqipërisë

Presidenti Ilir Meta priti në një takim kryetarin e Kuvendit të Maqedonisë Talat Xhaferi.

Gjatë takimit të tyre në presidencë, kreu i shtetit theksoi se mezi pret anëtarësimin e Maqedonisë në NATO dhe e siguroi kryeparlamentarin Xhaferi për mbështetjen e fortë të Shqipërisë në këtë drejtim.

Duke vlerësuar tendencën pozitive për zgjidhjen e çështjes së emrit, Presidenti Meta nënvizoi se, stabiliteti dhe zhvillimi i Maqedonisë është në interesin e drejtpërdrejtë të Shqipërisë, por edhe për të gjithë rajonin.

Meta shprehu besimin për miratimin së shpejti të ligjit për gjuhën shqipe nga Parlamenti i Maqedonisë, duke theksuar se ky akt do të ndihmonte në përmirësimin e mëtejshëm të marrëdhënieve ndër-etnike në Maqedoni.

Të dy bashkëbiseduesit vlerësuan takimin e parë midis qeverive të të dy vendeve, si dhe ndanë të njëjtin mendim se zhvillimet e sotme rajonale dhe globale kërkojnë një bashkëpunim dhe ndërlidhje edhe më të mirë, infrastrukturore, energjetike dhe njerëzore midis dy vendeve.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy