
Mesazhet e koduara të kryeministrit Edi Rama, në turin e tij të falënderimeve nëpër qytete të ndryshme, për analistin Plator Nesturi, janë tregues se një erë e re ndryshimi po vjen në PS.
Në “MCN live”, Nesturi, thotë se Rama duhet të reflektojë më tej dhe se ndryshimet të mos jenë sa për të thënë por të kenë të bëjnë në radhë të parë me çështjen e mitizimit të administratës.
Ka filluar një erë, nuk do të them sa e fortë është. Mendoj se kanë punuar në disa sensor të ndryshëm gjatë fushatës. Socialistët janë kritikët me të mëdhenj të PS-së vet.
Çështja është se një maxhorancë e cila vërtetë fiton dhe ka vullnetin për të ndryshuar, për mua është lajm i mirë.
Nuk e di sesa do të jetë kjo, si do të reflektohet, mendoj se do të ketë ndryshime, por do dëshiroja që së pari ndryshimet të mos jenë të vogla, sa për të thënë por të jenë konsistente.
Nuk mendoj se duhet të jetë vetëm në disa drejtor, por ka të bëj edhe me mentalitetin e drejtimit të institucioneve, me çështjen e mitizimit të administratës, rritjes së perfeksionimit të saj, dhe këto janë treguesit që bëjnë shtetin. Nuk e bën shtetin drejtori, e bën administrata.
Unë mendoj se Rama e ka luksin të ftojë njerëz që kanë vërtet integritet, janë profesionistë dhe që kanë vizion për atë qe duna të bëjnë.



