Meta takon ministrin maqedonas të Kulturës: Faktori shqiptar ka qasje të palëkundur integruese

Meta takon ministrin maqedonas të Kulturës: Faktori shqiptar ka qasje të palëkundur integruese

Presidenti i Republikës, Ilir Meta priti sot në një takim Ministrin e Kulturës së Maqedonisë, Asaf Ademi.

Meta përgëzoi Ademin për përparimin që po bën Maqedonia, veçanërisht në çështje kyçe që kërkojnë guxim dhe vendosmëri të madhe politike dhe shtetërore.

Ai shprehu bindjen se vazhdimësia e kësaj qasjeje do të hapë perspektiva të reja si për zhvillimin e prosperitetin e Maqedonisë, ashtu edhe në marrëdhëniet në rajon.

Presidenti çmoi bashkëpunimin dypalësh mes dyvendeve tona, me besimin se agjenda e dakordësuar e Pogradecit do të zbatohet me shpejtësi nga të dy vendet.

Kreu i Shtetit çmoi miratimin në Kuvendin maqedon të ligjit për përdorimin e gjuhës shqipe, duke shpresuar për një zbatim të plotë dhe sa më të shpejtë të tij në të gjitha nivelet, si shprehje e drejtpërdrejtë e angazhimit për zbatimin e plotë të frymës dhe gërmës së Marrëveshjes së Ohrit. Në këtë kontekst ai theksoi se faktori shqiptar në Maqedoni ka mundësinë të rikonfirmojë qasjen e palëkundur integruese duke u angazhuar me të gjitha energjitë për suksesin e referendumit të 30 shtatorit.

Bashkë me përgëzimet për 27-vjetorin e pavarësisë së Maqedonisë, Presidenti Meta uroi që 1 tetori të hapë një perspektivë të re të integrimit evropian dhe euro-atlantik të Maqedonisë, për një të ardhme më të mirë të të gjithë qytetarëve në këtë vend.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy