Murataj: Zjarri uli volumin e mbetjeve në landfillin e Elbasanit, do zgjasë vjedhja me dhe pa fatura  (VIDEO)

Murataj: Zjarri uli volumin e mbetjeve në landfillin e Elbasanit, do zgjasë vjedhja me dhe pa fatura (VIDEO)

Anëtari i Këshillit Bashkiak Elbasan Erion Murataj, dështimin e diskutimit për inceneratorin e Elbasanit në mbledhjen e Këshillit Bashkiak, e sheh si të pritshëm.

Duke folur për edicionin e lajmeve në MCN TV, ai vesh me përgjegjësi bashkinë e Elbasanit dhe kryebashkiakun, ndërsa shton më tej se Gledjan Llatja nuk thotë se ku janë depozituar mbetjet gjatë këtyre dhjetë ditëve që ka rënë zjarri. 

Sipas tij, landfilli i Elbasanit për shkak të zjarrit të madh që ra ka një ulje të volumit dhe kjo do i zgjasë vazhdimësinë e vjedhjes me apo pa fatura.

E kishin marrë me shumë lehtësi, për shkak të hetimeve të prokurorisë. Historia e inceneratorit të Elbasanit që është jashtë hetimeve prej 18 muajsh, kulmon në faktin që Prokuroria kërkon një akt faturimi të volumeve që janë bërë në 2024. 

Është e qartë që nuk ka volume se ka fatura fiktive në Eco-Elb. Është një lajm i rremë që i faturohet gjithçka administratorit. Por Eco Elb është shoqëri aksionere, ku aksioneri kryesor është kryebashkiaku i Elbasanit Gledjan Llatja. 

Ishte e pritshme që nuk do të vinin në mbledhje. Sot Elbasani ka një lajm të keq, nuk ka transparencë, ministri i Brendshëm i painformuar me sa duket tha se ka kapacitet të mbingarkuar incnereatori, ndërkohë që inceneratori ka dy vjet që nuk punon. 

Landfilli i Elbasanit për shkak të zjarrit të madh që ra atje ka një ulje të volumit, kjo do i zgjasë vazhdimësinë e vjedhjes me apo pa fatura, ndërkohë që do vazhdojë depozitimin. 

Kryebashkiaku i Elbasanit nuk thotë se ku i ka depozituar mbetjet sot e dhjetë ditë. Ky është një tjetër dëm kolosal ndaj mjedisit në Elbasan. 

Nëse administratori i Eco Alb i ka bërë gjithë këto veprime në bashkëpunim me kryebashkiakun e Elbasanit kemi të bëjmë me një grup të strukturuar kriminal.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy