Bregu: Rama kërkon ta ngjallë Bashën, por jo ta faktorizojë deri në pikën që të prodhojë mandate 

Bregu: Rama kërkon ta ngjallë Bashën, por jo ta faktorizojë deri në pikën që të prodhojë mandate 

Analisti Zylyftar Bregu tha në MCN Live se strategjia e Ramës në raport me Bashën është e mirëmenduar, ku kryeministri kërkon ta “ngjallë” ish-kreun e PD-së, por jo që ta faktorizojë deri në pikën që të prodhojë mandate. 

Është një strategji e menduar shumë mirë nga z.Rama. Po të shohësh ato pak premtime të Ramës dhe Bashës, është shtrimi i problemeve që e çoi Shqipërinë në raport me ndërkombëtarët. 

Njëri thotë pasaportë europiane, një koncept jo shumë i formësuar, njëri thotë do heqim vizat me Amerikën, ndërkohë që askush  s’merret me çështjet thelbësore të brendshme, që është ekonomia, demografia, reforma e pensioneve, taksat, reforma e pushtetit lokal që është e dështuar, etj. etj.. 

Premtimet e vitit 2013 ishin shumë konkrete të z.Rama, por kur e pa që s’ia doli, artikulon disa premtime që s’janë të formësuara, dhe përgjegjësinë e kalon te të tjerët, pasi mund të thotë pas 4 vitesh që unë e bëra punën time, por Europa ka hallet e brendshme. 

Rama do që ta ngjallë Bashën, por s’do që ta faktorizojë, s’do që të marrë vota. Mesazhet e Ramës janë asgjësuese për Bashën, i kujton bisedën e gjatë të majit 2017, faktin që s’e ka mundur asnjëherë. Nuk do që ta faktorizojë deri në pikën që të prodhojë mandate. 

Unë mendoj që mund të dalë pa deputet, sepse vërtet i është rritur shikueshmëria, por s’e dimë nëse i është rritur pëlqyeshmëria”.

Bregu vë në dukje se si Basha ashtu edhe Rama përmes atyre që premtojnë, krijojnë kushtet që shqiptarët të ikin nga Shqipëria.

"Si Rama dhe Basha krijojnë kushtet që shqiptarët të ikin nga Shqipëria, Rama u thotë unë u jap pasaportë europiane që do të thotë të ikësh, të studiosh, të punosh, jetosh në Europë, Basha thotë unë do heqë vizat me Amerikën, dhe kjo është njësoj, ndërkohë që vendi ka nevojë të gjejë arsye, motiv, ekonomi, prosperitet, që të qëndrojnë këta që janë brenda, mundësisht të vijnë edhe emigrantët të prosperojnë".

 

 


 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy