Abilekaj: Beteja e Igli Carës përballë një grupi të madh ekonomiko, kriminal, politik

Abilekaj: Beteja e Igli Carës përballë një grupi të madh ekonomiko, kriminal, politik

Analisti Enton Abilekaj i ftuar në emisionin ‘Të Paekspozuarit’ në MCN TV deklaroi se në zgjedhjet e 14 majit, Igli Cara ka përballë një kandidate që përfaqëson një pushtetar të fortë non grata.

Ai tha se Durrësi ka një problem me krim, dhe beteja e Carës është shumë e vogël sepse sipas tij, ka përballë një grup të madh ekonomiko, kriminal dhe politik.

Mendoj se në Durrës ka një kandidate që s’ka asnjëlloj karriere politike, ka qenë thjeshtë zyrtare bashkisë dhe e kanë vënë aty për të maskuar kandidatin e vërtetë, ajo përfaqëson një pushtetar të fortë non grata që është Vangjush Dako. Kemi kryetarin e bashkisë Durrës të deleguar, voton zonjën dhe vendimet i merr Vangjushi dhe s’ka kush e mban përgjegjësinë. Ne votojmë zonjën që të mbajë përgjegjësi që të marr vendime, por ajo vetëm firmos sepse pushteti që ajo merr nga zgjedhjet nuk ekziston, është thjeshtë e emëruar.

Nëse qytetarët e Durrësit duan të vazhdojnë që të tallen me ta le të vazhdojnë të votojnë atë, ndërsa kur voton Igli Carën është Igli Cara. Pastaj Durrësi ka një problem me krimin. Tirana, Durrësi, Vlora këto qytetet bregdetare janë sot vendi më i mirë për të pastruar paratë e krimit dhe për të ndërtuar një ekonomi kriminale dhe kjo beteja që thua ti është shumë e vogël, pra dua të them se dhe në Tiranë, dhe Durrës betejën e keni me një grup të madh ekonomiko, kriminal dhe politik. S’ka menduar njeri për qytetin.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy