Arsyeja pse padia e Berishës për Blinken është ndëshkim për Bashën dhe PD-në

Arsyeja pse padia e Berishës për Blinken është ndëshkim për Bashën dhe PD-në

Padia për shpifje e ish-kryeministrit Sali Berisha ndaj Sekretarit Amerikan të Shtetit, Anthony Blinken, i cili një ditë më parë dha i pari vendimin e DASH për shpalljen non grata të tij në SHBA, sipas analistit Mero Baze është situatë komike. Përmes emisionit “Të Paekspozuarit” në MCN TV, Baze tha se një sekretar shteti nuk hidhet në gjyq sepse është në kompetencat e ushtrimit të detyrës. Ai po ashtu shtoi se Berisha tashmë po kërkon të marrë peng PD dhe është ndërshkim për Lulzim Bashën dhe PD për ti thënë ose me mua kundër Amerikës ose me Amerikën kundër meje.

Deri tani kishim një Berishë në një situatë të vështirë, tani fillon situata komike. Nga pikëpamja politike është një gjë e rëndë sepse pëveç se një sekretar shteti nuk hidhet në gjyq sepse është në kompetencat e ushtrimit të detyrës, por do të marrë peng PD duke i thënë jeni në rresht me mua dhe sëbashku do ti ngremë padi SHBA. Është ndërshkim për Lulzim Bashën dhe PD për ti thënë ose me mua kundër Amerikës ose me Amerikën kundër meje. Është një nga makthet se mos PD nuk i qëndronte afër. Berisha është dënuar përjetësisht nga SHBA bazuar në fakte dhe ky është qëndrim që ka marrë fund, është dënuar si vrasës, si hajdut dhe nuk i ikën ky dënim. Kjo është për të gënjyer ata 30 veta që kishin shkuar aty ta dëgjonin. Këto janë emocione momenti dhe makthe të PD që do të gënjejë militantët që ka ende njohje. Problemi është që ky është vendim i gjatë dhe PD do të varroset bashkë me Berishën”, tha Baze.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy