Avokati Idajet Beqiri është i bindur se prokurorët dhe gjyqtarët e shkarkuar nga vetingu, duhet të hetohen.
Ai thotë se deri sa e është bërë një hetim i cili nuk ka qenë dosido, por i specializuar, sepse përveç kontrollit të pasurive u futën edhe struktura të tjera deri tek Shërbimi Informativ Kombëtar dhe ka nxjerrë problematika të mëdha dhe e heq se nuk justifikon pasurinë dhe e nxjerr jashtë sistemit, nuk do të ishte normale që të vazhdohej më tej.
Për MCN Live, Beqiraj deklaroi se direkt sa e hoqi vetingu, dosja duhet t’i kalonte organit të hetimit, që të vazhdonte hetimet e mëtejshme nëse ka vepër penale, ose jo.
Nëse nuk e justifikon mënyrën e vendosjes së pasurisë, duhet të jemi serioz një shtet serioz me organe serioze. Nëse organet e vetingut e nxjerrin jashtë sistemit, dosja e të shkarkuarit duhet t’i kalojë menjëherë organit të akuzës, ose e pushon, ose e dërgon në gjyq se kemi pastrim të produkteve kriminale. Si rasti i Adriatik Llallës.
Këtu është ajo që ne theksuam, nuk është kapur demi nga brirët. Reforma është emër i madh, duhej bërë, edhe kështu siç është bërë ka efekt se kur vjen nga një errësirë dhe ke diçka dritë, janë hequr 60% e gjyqtarëve dhe prokurorëve, kjo arritje është.
Po të doli se nuk justifikon pasurinë, këto të tjerat bien. Vetingu ka arritje të jashtëzakonshme. Sigurisht ka probleme.
Qoftë KLGJ, qoftë KLP, politika i nxori ata në parlament u votuan, u bënë pazare dhe kompromise, sa do kem unë i PD dhe sa do kem unë i PS. Dikush që ishte në mazhorancë ka marrë një më shumë, por të gjithë kanë ndikim.
Beqiri shkoi më tej duke përmendur disa mbiemra të atyre që nuk duhet të hiqeshin nga sistemi i drejtësisë, ndërsa ngriti si shqetësim se paaftësia është në shkallën më skandaloze, ku për një magjistrat tha se nuk bënte për Gjykatën e Shkallës së Parë, por e çuan në Gjykatën e Lartë.
Me përjashtim të tre vetave në Gjykatën e Lartë, të tjerët nuk i plotësojnë kriteret për të qenë në Gjykatën e Lartë. Nëse ti je i përkulur dhe je servil i shtetit dhe se duke i rënë fort qytetarit e ke mirë me shtetin gjithë kohës ke qenë noteri çfarë ka dhënë prokuroria i ke vendosur firmën, ti nuk bën për Gjykatën e Lartë.
Edhe vetë procesi i vetingut, po bëhet që ta shkatërrojë më shumë drejtësinë dhe gjyqësorin. Si nxjerr nga sistemi magjistratët që kanë 3 vjet që janë pjesë, dhe ata që kanë me shumë vite nuk kanë dalë ende para vetingut? Janë shtyrë me mjete korruptive.
Edhe shorti po të pyesësh ata që kanë pak mend, do iu thoshin kështu: këta që nuk përmbushin kushtet dhe kriteret për të qenë në Gjykatë të Lartë, dhe të Apelit lërini për në fund.
Këta që i kanë kriteret për të konkurruar në Gjykatën e Apelit dhe të Lartë, duhet të kalojnë të parët në veting. Vetëm kështu sistemi do të funksiononte dhe nuk do të ishte kjo që na ndodh.



