Prokuroria në Kosovë ngrit aktakuzë ndaj ministres Gërvalla për mosdeklarim të pasurisë

Prokuroria në Kosovë ngrit aktakuzë ndaj ministres Gërvalla për mosdeklarim të pasurisë

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka ngritur aktakuzë ndaj ministres së Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla.

Ajo akuzohet për “mosraportim ose raportim të rremë të pasurisë, të ardhurave, dhuratave, dobisë tjetër materiale ose detyrimeve financiare”,

Referuar kërkesës së parashtruar nga ana juaj, ju njoftojmë se prokurori i Shtetit më 31.01.2023 ka ngritur aktakuzë ndaj D.G., për shkak të veprës penale ‘Mosraportimi ose raportimi i rremë i pasurisë, i të ardhurave, i dhuratave, i dobisë tjetër materiale ose i detyrimeve financiare”, sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës, si dhe të njëjtën e ka proceduar në Gjykatë për trajtim të mëtejmë.

Donika Gërvalla, zëvendëskryeministre dhe ministre e Punëve të Jashtme dhe e Diasporës (MPJD), nuk ka deklaruar të gjitha funksionet në institucione vendore e ndërkombëtare, kanë raportuar mediat në Kosovë.

Sipas këtij hulumtimi, rezultoi se Gërvalla nuk ka deklaruar se posedon biznes në Gjermani, nuk ka treguar se është drejtoreshë e një fondacioni në Kosovë dhe as nuk ka deklaruar pasurinë e burrit dhe fëmijëve të saj.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy