
Mazhoranca dhe opozita në Maqedoninë e Veriut janë ulur në bisedime sot pasi kjo e fundit kërkon të shtyhet regjistrimi i popullsisë, i cili ka nisur nga data 1 mars dhe do të vazhdojë deri më 21 prill.
Në takimin me liderin e VMRO-DPMNE-së, kryeministri Zoran Zaev, theksoi se procesi nuk mund të bojkotohet por të mbështetet gjerësisht. Por sipas liderit të opozitës Hristian Mickoski, regjistrimi është shndërruar në marrëveshje politike mes partnerëve të koalicionit dhe rrezikon jetën e qytetarëve në kushtet e pandemisë.
Pas bisedimeve disa orëshe të Zoran Zaevit dhe Hrisitjan Mickoskit, liderët maqedonas janë dakorduar që ta anulojnë regjistrimin e popullsisë për në shtator.
“Regjistruesit gjatë periudhës që vjen do të vaksinohen dhe regjistrimi në vend që të zbatohet më 1 prill do të anulohet më 5 shtator”, tha Mickoski duke shtuar se këtë e bëjnë për ta mbrojtur popullatën.
Ata dy po ashtu kanë pasur marrëveshje edhe për zgjedhjet lokale, përkatësisht anulim të zgjedhjeve lokale për në tetor.
Ndryshe, deri më sot janë regjistruar mbi 170 mijë mërgimtarë përmes aplikacionit për vetregjistrim.
Regjistrimi i popullsisë është i rëndësishëm pasi komunitetet joshumicë mund të realizojnë më shumë të drejta nëse përbëjnë të paktën 20 përqind të popullsisë, madje kur përbëjnë 50% në një komunë të caktuar mund të përdorin edhe simbolet e tyre kombëtare.



