Sejamini: Interesi i publikut nuk është thjesht të dënohet Ahmetaj apo Dako, por të zbardhet korrupsioni për inceneratorët

Sejamini: Interesi i publikut nuk është thjesht të dënohet Ahmetaj apo Dako, por të zbardhet korrupsioni për inceneratorët

Analsiti Neritan Sejamini, i ftuar në emisionin "Të Paekspozuarit" në MCN TV, teksa ka folur për aferën e inceneratorëve, deklaroi se dosja e inceneratorëve nuk po hetohet në thelbin e saj, por po fragmentarizohet për t'u mbyllur me akuza të vogla, pa e zbardhur aferën. Sejamini shtoi se do të jetë një fatkeqësi nëse Arben Ahmetaj hetohet vetëm për qëndrimin në hotele me paratë e Klodian Zotos dhe jo për rolin e tij të mundshëm në aferën e inceneratorëve. Sipas tij, interesi i publikut nuk është thjesht të dënohet Ahmetaj apo Dako, por të zbardhet korrupsioni për aferën. ‘Megjithëse janë në hetim, inceneratori i Tiranës edhe pse i pandërtuar vazhdon merr para. Unë nuk e di, si po shpjegohen këto fakte. Po hetohet se si ka mundësi, që ky person nga hiçi ka marrë me urgjencë me bashkëpunimin e të gjithë institucioneve këto kontrata? Si ka mundësi që vazhdon dhe merr para? Fatkeqësia do të ishte që zoti Ahmetaj të hetohet për hotelet. Nëse flasim për inceneratorët, prokurorët duhet të shpjegojnë si u morën vendimet brenda 2-3 ditësh për ti dhënë inceneratorët kësaj? Interesi i publikut nuk është thjesht të dënohet Ahmetaj apo Dako, por të zbardhet korrupsioni. A po ndihmohet zbardhja e kësaj skeme? Nuk besoj. Zbardhet skema, përveçse bëhet drejtësi, administrate kupton se ku gaboi. Kam frikë se prokuroria dhe qeveria po e fragmentojnë këtë çështje, me akuza të lehta, për t’i ikur thelbit. Bëhet fjalë për një nga abuzimet më të mëdha financiare në historinë e Shqipërisë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy