Në një takim me sekretarin e shtetit të Vatikanit, presidenti i Republikës, Bujar Nishani ka deklaruar se njohja e pavarësisë së Kosovës i shërben paqes dhe sigurisë në rajonin e Ballkanit dhe Europës Juglindore.
Ai shprehu bindjen e tij se Vatikani do t’a njohë shumë shpejt pavarësinë e Kosovës.



