Në zgjedhje me votën e popullit dhe me ndihmën e Zotit. Kështu e kanë konceptuar fushatën disa nga kandidatët e 14 majit, duke nisur nga kryebashkiaku I Tiranës, Erion Veliaj.
Ndonëse ligji ndalon inagurimin e objekteve publike katër muaj përpara zgjedhjeve, kryebashkiaku Veliaj mori pjesë të premten në ceremoninë e hapjes së një xhamie të re në kryeqytet ku nuk nguroi të mbante edhe një fjalë përpara besimtarëve duke theksuar domosshmërinë e objekteve të kultit në kryeqytet.



