
Ambasadorja amerikane Yuri Kim është takuar ditën e sotme me anëtarët e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.
Në një postim në llogarinë e saj në Twitter, diplomatja amerikane bën të ditur se ajo i falënderoi komisionerët për vijimin e procesit të vettingut për gjyqtarë dhe prokurorë, pavarësisht sfidave.
Për ambasadoren, SHBA do të vijojë të mbështesë implementimin e Reformës në Drejtësi dhe se Shqipëria duhet të ketë sistem drejtësie profesional, efikas e pa korrupsion.
U takova me komisionerë të KPK për t’i falënderuar për përshpejtimin e vetting-ut të gjyqtarëve dhe prokurorëve, pavarësisht sfidave. Vetting-u me integritet dhe pavarësi është themeli i reformës në drejtësi në Shqipëri. Procesi duhet të jetë i lirë nga presioni i panevojshëm, përfshirë sulmet mbi komisionerët. Shqipërisë i duhet një sistem drejtësie profesional, efikas dhe pa korrupsion – jo vetëm se është thelbësor për hyrjen në BE, por sepse populli shqiptar e meriton këtë dhe asgjë më pak se kaq. SHBA do vazhdojë të mbështesë fort implementimin e reformës në drejtësi, përfshirë vetting-un.
1/2 Met with IQC commissioners to thank them for accelerating vetting of judges & prosecutors, despite challenges. Vetting with integrity & independence is the foundation for justice reform in. The process must be free of undue pressure, including attacks on commissioners. pic.twitter.com/Pg5CQEhLK4
— Ambassador Yuri Kim (@USAmbAlbania) September 13, 2021



