
Për nder të ditës së pavarësisë së Shqipërisë, kulla aktualisht më e lartë në botë, Burj Khalifa në Dubai është veshur tërësisht kuqezi si shenjë përshëndetjeje për popullin shqiptar në celebrimin e mëvetësisë.
Një pamje të saj, e ka shpërndarë në media sociale edhe biznesmeni shqiptar Behgjet Pacolli, i cili shkruan në Facebook bashkëngjitur me foton se “Jemi një!”.



