Nga Devolli ku zhvilloi një takim me mbështetësit e tij, kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha paralajmëroi burgosjen e kryebashkiakut Erion Veliaj për aferën 5D dhe inceneratorin e Tiranës.
Ai akuzoi edhe kreun e rithemelimit, Sali Berisha se ka bërë Pazar me maxhorancën për rikthimin ne grupin parlamentar të PD, duke toleruar me mandatin e Olta Xhaçkës.



