“Territorialja”, Bejko: PS qëndrime jo koherente me veten, çështja kryesore demokracia vendore funksionale

“Territorialja”, Bejko: PS qëndrime jo koherente me veten, çështja kryesore demokracia vendore funksionale

Eksperti i Partisë Demokratike për reformën territoriale, Roland Bejko, thotë se zgjidhja për reformën territoriale do të jetë politike dhe nuk do të jetë thjesht një debat ekspertësh.

Nga studio e MCN Live, ai deklaroi se nëse do të ishte çështje ekspertësh, pala tjetër do e kishte marrë seriozisht çështjen e reformës, por shtoi se ekspertët e palës tjetër nuk janë prononcuar.

Por kanë qëndrime jo koherente me veten, se ndryshe kanë thënë në fillim dhe ndryshe tani. Kanë pranuar që reforma ka probleme, kanë shpallur disa bashki në prag falimenti, që realisht janë bashki të mëdha dhe me biznese që nuk ka arsye të jenë në këtë situatë, pastaj kanë bërë sondazhe dhe ka rezultuar se edhe qarqet si nivel i dytë janë jashtë funksioni.

Del Taulant Balla dhe thotë se jemi në rregull me numrat do mbajmë këtë ndarje se performanca është pozitive. Këtu ka mungesë koherence.

Duket dritë në fund të tunelit se pranuan të shtyhet afati, në mënyrë që të realizohen negociatat teknike dhe politike, për ndryshimet e domosdoshme në territor.

Kryesorja dhe thelbi është çështja e funksionalitetit të demokracisë vendore. Demokracia vendore nuk funksionon, në një kohë që pa demokraci vendore funksionale nuk mund të ketë asgjë dhe gjithë çështjet e tjera rrëzohen.

Duhet të plotësohen shtyllat që i kanë munguar reformës, duhen munguar se as Shqipëria nuk mund të ketë demokraci nëse nuk ka demokraci vendore.

Demokraci vendore do të thotë se qytetarët marrin pjesë në qeverisje.

Gjatë seancës së djeshme në komisionin për reformën territoriale ekspertët e opozitës propozuan ndarjen me 94 bashki.

Ekspertët e PD prezantuan zyrtarisht para komisionit propozimet e tyre për shtimin e 31 bashkive në 10 qarqe dhe ndarjen e vendit në 3 ose 6 rajone. Sipas ekspertëve, duhet të krijohet edhe një ministri për pushtetin vendor.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy