Zgjedhjet vendore, Vangjeli: Berisha ‘përdhunues’ i votës, po tenton të bëjë makijazh

Zgjedhjet vendore, Vangjeli: Berisha ‘përdhunues’ i votës, po tenton të bëjë makijazh

‘Partia demokratike në zgjedhjet vendore nuk është e favorizuar sepse po e nis nga zero’. Kështu ka deklaruar analisti Lorenc Vangjeli në MCN Live duke shtuar se opozita ende nuk ka arritur dot të shndërrohet në alternativë.

Sa i përket primareve, ai tha se nuk është i mjaftueshëm dhe i përshtatshëm për të nxjerrë kandidatin më të mirë real, ndërsa theksoi se duhet të zgjerohet rrethi i personave që do të votojnë. Sipas Vangjelit, Berisha është dhunuesi dhe ‘përdhunuesi’ i votës së lirë të demokratëve, dhe po tenton të bëjë këtë makijazh për të shfaqur veten.

Nuk është mision i vështirë por i pamundur nëse e sheh me realizëm atë që pritet të ndodhi, sepse PD në këto zgjedhje vendore nuk është e favorizuar sepse po e nis nga zero. Opozita ende s’ka arritur dot të shndërrohet në alternativë dhe s’ka mundësi sepse po shkon në drejtimin e gabuar. Primaret që po tentohen të bëhen në PD, nuk është i mjaftueshëm dhe i përshtatshëm për të nxjerrë kandidatin më të mirë real. PD tenton që të tejkaloj 800 mijëshen e socialistëve duke e ditur se vetë e ka të pamundur ta përmbushë dhe duhet zgjeruar rrethi për primaret, duhet hapur dera e selisë për Tiranën dhe të votojë çdo kalimtar që i bie rruga aty. Berisha e bën këtë sepse është njësoj sikur një përdhunues të sillet si gjinekolog. Berisha është dhunuesi dhe përdhunuesi i votës së lirë të demokratëve, dhe po tenton të bëjë këtë makijazh për të shfaqur veten. Fituesi i zgjedhjeve është opozita, por sepse hyn në sistem. Përgatituni dhe një herë për një disfatë, karma është rikthyer dhe tani mund ta shohësh dhe në portretin e Berishës.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy