“Gëzuar Sulltan Novruzin”, Presidenti Begaj uron besimtarët bektashi

“Gëzuar Sulltan Novruzin”, Presidenti Begaj uron besimtarët bektashi

Presidenti Bajram Begaj ka uruar besimtarët bektashi me rastin e festës së Sulltan Novruzit, një ditë me rëndësi të veçantë shpirtërore që simbolizon ardhjen e pranverës dhe ringjalljen e jetës. 

 

Përmes një postimi në rrjetet sociale, kreu i shtetit theksoi vlerat që përcjell kjo festë, duke e cilësuar atë si një moment reflektimi mbi shpresën, dashurinë dhe unitetin mes njerëzve.

 

Në mesazhin e tij, Presidenti Begaj nënvizoi gjithashtu rëndësinë e harmonisë dhe mirëkuptimit në shoqëri, duke bërë thirrje për forcimin e bashkëjetesës dhe tolerancës që karakterizon popullin shqiptar.

 

Gëzuar Sulltan Novruzin! Kjo ditë e shenjtë, simbol i pranverës dhe ringjalljes, na kujton forcën e shpresës, dashurisë dhe unitetit. Le të na shërbejë si thirrje për më shumë harmoni e mirëkuptim mes nesh, duke forcuar bashkëjetesën dhe tolerancën që na karakterizon si shoqëri!

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy