Zgjidhen anëtarët e rinj të KED, Kim: Vazhdon zbatimi i Reformës në Drejtësi

Zgjidhen anëtarët e rinj të KED, Kim: Vazhdon zbatimi i Reformës në Drejtësi

Ambasadorja amerikane Yuri Kim ka reaguar në lidhje me zgjedhjen e anëtarëve të rinj të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi. Kim thotë se po vazhdon zbatimi i Reformës në Drejtësi dhe se kjo i hap rrugën përfundimit të Gjykatës Kushtetuese në fillim të vitit 2022.

Më tej ajo shprehet se inkurajon të gjitha institucionet përkatëse që të vazhdojnë përpara pavarësisht pengesave për të zbatuar reformën në drejtësi.

Vazhdon zbatimi i Reformës në Drejtësi. Më vjen mirë që Zyra e Presidencës (në bashkëpunim me Këshillin e Lartë Gjyqësor, Këshillin e Lartë të Prokurorisë, Avokatin e Popullit dhe të tjerë) zhvilloi dje një short transparent për përzgjedhjen e anëtarëve të rinj të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi. Gjykata Kushtetuese arriti kuorumin 1 vit më parë që mundësoi funksionalitetin. Veprimi i djeshëm i hap rrugën përfundimit të Gjykatës Kushtetuese në fillim të vitit 2022. Inkurajojmë të gjitha institucionet përkatëse që të vazhdojnë përpara, pavarësisht pengesave për të zbatuar reformën në drejtësi.

Kim

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy