Lufta kundër krimit të organizuar dhe terrorizmit, Balla: Duhet rritur shpejtësia e kundërveprimit

Lufta kundër krimit të organizuar dhe terrorizmit, Balla: Duhet rritur shpejtësia e kundërveprimit

Ministri i Brendshëm Taulant Balla, në një takim koordinues me donatorët, u shpreh se duhet rritur shpejtësia e reagimit ndaj krimit të organizuar për ta shfarosur atë.

Ai tha se kërcënimet e reja në këto fusha kërkojnë struktura më të mira organizative, rritje bashkëpunimi me gjyqësorin dhe pa harruar investimet në inteligjencë dhe zhvillimet në teknologji.

Drupal Ad

 

 

 

Jemi të vetëdijshëm se nuk mund ta arrijmë objektivin pa angazhimin e partnerëve me të cilët duam të përshpejtojmë realizimin e reformave. Vlerësojmë mbështetjen që na kanë ofruar duke mundësuar arritje e rezultateve.

Bashkëpunim shumëplanësh me BE, agjencitë ligjzbatuese të SHBA dhe Britanisë, për të luftuar krimin e organizuar pa harruar edhe ekstremizmin e dhunshëm, menaxhimin e kufijve dhe rendin publik.

Kërcënimet e reja në këto fusha kërkojnë struktura më të mira organizative. Kërkohet rritje bashkëpunimi edhe me gjyqësorin, pa harruar investimet në inteligjencë dhe zhvillimet në teknologji.

Jam takuar me ministrin e brendshëm të Gjermanisë dhe ministrin për policinë të Zvicrës me të cilin ndamë mendimin se krimi i organizuar nuk ka nevojë për burokraci e dokumente, lëviz shumë më shpejt, dhe nëse duam të jemi efektivë duhet të rrisim shpejtësinë e kundërveprimit tonë për ta shfarosur. Sot përballemi me sfida që duan angazhim të organizuar.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy