Nisma Thurje ka mbajtur sot një deklaratë për shtyp, lidhur me punën e Prokurorisë së Posaçme dhe dosjet e fundit që kanë vënë në shënjestër zyrtarë e ish-zyrtarë të lartë.
Gazetari Mariglen Kume raportoi për edicionin e lajmeve në MCN TV se nisur nga dosja e SPAK për Ilir Metën dhe Monika Kryemadhin kjo tregon se parlamenti është i kapur se ligjet miratohen sipas interesit të një grupi biznesmenësh.
Endri Shabani dhe Pano Soko kanë kërkuar të zhbëjnë ligjin për minierat, investimet strategjike, teatrin kombëtar dhe ligjin për TVSH.
Nëse ata nuk e bëjnë Shabani dhe Soko kanë thënë se kur të vijnë ata në parlament do bëjnë anulimin e tyre.
Sipas tyre dosja Meta-Kryemadhi tregon se shteti është kapur nga një grup oligarkësh dhe biznesmenësh.
Ndërkohë parlamenti ka injoruar ligjin për minimumin jetik, që bregdeti të jetë pa pagesë, ligjin për qytetarët në nevojë për pagesën e energjisë elektrike.
Gjithë këto nisma janë injoruar nga parlamenti, por ligjet e iniciuara nga biznesmenët janë miratuar në parlament, siç është ligji për minierat që del në dosjen e SPAK.



