Olli: Pak cm borë gjunjëzuan kryeqytetin, Bashkia nuk mori asnjë masë

Olli: Pak cm borë gjunjëzuan kryeqytetin, Bashkia nuk mori asnjë masë

Kryetarit të këshilltarëve të djathtë bashkiakë të Tiranës, Leonard Olli, tha sot se bashkia e kryeqytetit nuk mori asnjë masë për të lehtësuar qarkullimin e mjeteve dhe këmbësorëve pas borës që ra mbrëmë. Olli tha se mosmarrja e masave paraprake dhe neglizhenca në pastrimin e rrugëve kanë vënë në rrezik jetën e qytetarëve dhe pronat e tyre.

“Pak minuta reshje dëbore dhe shumë pak centimetra kanë mjaftuar për të bllokuar gjithçka në kryeqytetin e Shqipërisë.

Janë këto kushte që i nxorën bojën bashkisë virtuale dhe qeverisë së fasadave. Sot shumë nga kolegët tanë kanë monitoruar që në orët e para të mëngjesit trafikun në Tiranë dhe ua them me garanci skurse e ka pasqyruar dhe media. I gjithë qyteti ishte i ngrirë.

Jo vetëm që nuk u mor asnjë masë për të hedhur pak kripë sa për të penguar ngrirjen e të gjithë akseve qendrore dhe sekondare në kryeqytet, dhe që qytetarët u përpoqën t’i zgjidhnin vetë, Veliaj, stafi i tij dhe sigurisht shefi Rama flinin gjumë dhe gëzonin ëndrrat  se gjërat shkojnë shumë mirë.

Vetëm pak centimetra borë vunë jetën dhe pronat e qytetarëve në rrezik. Me dhjetëra aksidente automobilistike. Në orët e natës, mungesa e shtetit, mungesa e bashkisë është bërë shkak për dhjetra aksidente. 

Mungesa  e shtetit, mungesa e bashkisë është bërë shkak për paralizimin e plotë të transportit publik. Mungesa e bashkisë dhe papërgjegjshmëria kriminale e kryebashkiakut Velija gjunjëzoi kryeqytetasit në kushtet e një moti aspak ekstrem.

Imagjinoni sikur Tirana të ishte në kushtet e motit të një qyteti tjetër si p.sh. Korça se çfarë do të ndodhte. Ndërkohë shumë jetë janë vënë në rrezik nga mungesat e urgjencave spitalore sepse mjetet e transportit të urgjencave nuk mundën të qarkullonin.

Dhe kur kjo situatë paralizuese ndodh në zemër të Shqipërisë imagjinoni se çfarë po kalojnë zonat e thella.

Ka vetëm një përgjegjës dhe ky është Veliaj, i cili në vend që të merret vetëm me administrimin e qytetit tenton duke vjedhur projekte duke riinaguruar punë publike të parardhësit të tij, të tentojë kreun e PS-së, por sigurisht duke braktisur tërësisht besimin e qytetarëve të Tiranës që i dhanë për menaxhimin e qytetit.

I bëjmë thirrje bashkisë për të hedhur sa më parë kripë në rrugë dhe trotuare. 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy