Kreu i PD, Lulzim Basha, ka dakordësuar marrëveshjen e parë me aleatët për zgjedhjet e 25 qershorit.
Kreu i PAA i konfirmoi MCN TV se pas negociatave me kryeopozitarin, është rënë dakord që kreu Agron Duka të jetë në tre emrat e parë të listës së koalicionit në qarkun e Durrësit.
Sa i përket kandidatëve të tjerë të PAA, Duka do ia paraqesë PD deri ditën e hënë.
Sot Basha u takua edhe me kreun e PR, Fatmir Mediu, por ende nuk kanë mbyllur një marrëveshje.



