
Kryeministri Edi Rama ndodhet në një intervistë ekskluzive në “360 Gradë” te Artur Zhejit në Ora News
Zheji: Mos ju kanë gënjyer për Saimir Tahirin juve?
Rama: Këtë do ta provojë drejtësia.
Zheji: Sepse nuk kam dëgjuar ndonjëherë që të përdorni në fjalorin tuaj termin ‘vemje’. Është term shumë i rëndë.
Rama: Nëse drejtësia do të provojë të kundërtën e atyre për të cilat unë e kam mbështetur vazhdimisht dhe i kam dhënë besim maksimal Saimir Tahirit i qëndrojnë 100% asaj që kam thënë. Atëherë ai është jo ai që unë kam menduar dhe besuar, por një njeri që meriton fjalën vemje.



