Grushte e armë, zbardhet ngjarja për të cilën është dënuar deputeti Vladimir Kosta

Grushte e armë, zbardhet ngjarja për të cilën është dënuar deputeti Vladimir Kosta

Grushte e deri në përdorimin e armës ka shkuar konflikti mes Vladimir Kostës kur ishte tregtar dhe një personi 17 vite më parë.

ReportTv zbardh dënimin e 17 viteve më parë dhënë nga Gjykata e Tiranës ndaj deputetit Vladimir Kosta, asokohe biznesmen.

Sipas vendimit rezulton se pas një konflikti fizik me shtetasin E.Topi për zënien e rrugës Kosta ka përdorur armën pa leje duke qëlluar në ajër dhe plumbi ka rënë mbi makinën e Topit.

Në gjykatë Kosta ka pranuar akuzën e prokurorisë, ndërsa ky dënim rezulton se nuk është pasqyruar në formularin e Dekriminalizimit.

Në këtë dënim ajo që bëhet publike për herë të parë është fakti se Kosta është arrestuar nga policia pasi ka qëlluar me armë në ajër teksa shtetasi E.Topi me të cilin ai është konfliktuar është larguar me vrap.

Rezulton se më 17 qershor të vitit 1999 pas një konflikti për zënien e rrugës me makinë shtetasi Vladimir Kosta ka nxjerrë armën pa leje dhe ka qëlluar e një nga plumbat ka kapur automjetin e shtetasit E.Topit.

Ngjarja është shënuar në rrugën “Hoxh Vogli” ndërsa sipas hetimeve të prokurorisë këta dy shtetas janë konfliktuar dhe më parë.

Në gjyq Vladimir Kosta aso kohe tregtar e ka pranuar akuzën e armëbajtjes dhe ka qenë dakord me kërkesën e prokurorisë për dënimin me 10.000 lekë gjobë.

Dënimi është shpallur më 19 Prill 2000 dhe rezulton se ka mbetur në fuqi.

Ky dënim nuk është pasqyruar në formularin e Dekriminalzimit çfarë ka ka bërë që prokuroria të kërkojë heqien e mandatit të Kostës në KQZ.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy