Më 6 dhe 7 korrik takohen ekipet teknike Kosovë-Serbi në Bruksel

Më 6 dhe 7 korrik takohen ekipet teknike Kosovë-Serbi në Bruksel

Rundi i ri teknik i bisedimeve mes Kosovës dhe Serbisë do të mbahet më 6 dhe 7 korrik në Bruksel, bëjnë të ditura mediat në Kosovë.

Ky takim do të duhej të ishte përgatitje për dialogun e nivelit të lartë politik i cili pritet të zhvillohet në javën e parafundit të korrikut.

Mësohet se mbajtja e takimit të dytë mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiç, në Bruksel do të varet shumë nga ajo se çfarë do të arrihet gjatë bisedimeve në nivel teknik të datave 6 dhe 7 korrik.

Takimin e 6 dhe 7 korrikut e ka konfirmuar edhe Drejtori i të ashtuquajturës zyrë për Kosovën në Serbi, Petar Petkoviq, duke thënë se në atë takim do të bisedohet “për situatën e sigurisë në Kosovë, në dritë të sulmeve të fundit ndaj serbëve, për çështjen e të zhdukurve, për energjetikën si dhe për formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe”.

Takimi i parë mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiç, në kuadër të dialogut për normalizim të raporteve mes dy vendeve, është mbajtur më 15 qershor në Bruksel.

Në atë takim nuk u arrit asnjë marrëveshje. Kurti tha se kishte paraqitur një dokument me katër propozime ndaj Serbisë, e njëra nga to ishte nënshkrimi i një deklarate për paqe me Serbinë, se nuk do ta sulmojnë njëra-tjetrën, për të cilën kryeministri i Kosovës tha se u refuzua nga pala serbe, siç u refuzuan edhe dy propozime tjera, ndërsa për një propozim tha se nuk mori përgjigje fare nga Vuçiçi.

E presidenti serb nga ana e tij kishte kërkuar zbatimin e marrëveshjes për formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy