
Analisti Ergys Mërtiri tha në emisionin "Të Paekspozuarit" në MCN TV, se Partia Demokratike nuk mund të triumfojë ndaj Edi Ramës, duke rikthyer figurat e larguara nga Lulzim Basha.
Sipas tij, këto figura janë të konsumuara dhe e dëmtojnë partinë.
Nuk është çështja te Topalli dhe emrat e tjerë. Politika të konsumon. Vetëm në Shqipëri njerëzit rrinë prej 30 vitesh në politikë. Kjo opozitë e përçarë, nuk mendoj se e mund Edi Ramën, duke u bërë thirrje rraqeve të vjetra, hajdeni të mundim Ramën.
PD ka nevojë për njerëz të rinj, fabul të re, program, etj, për të treguar që kjo parti i përgjigjet rrethanave të kohës dhe është alternativë.
Po iu rikthye njerëzve të konsumuar, kjo nuk do të jetë parti alternativë ndaj Ramës. Gjasat janë që pastaj Rama të rrijë përjetësisht.



