‘Derisa Policia e Kosovës të tërhiqet nga veriu’/ Serbët paralajmërojnë bllokimin e pikave kufitare nga 6 shtatori

‘Derisa Policia e Kosovës të tërhiqet nga veriu’/ Serbët paralajmërojnë bllokimin e pikave kufitare nga 6 shtatori

Serbët e veriut të Kosovës kanë kërcënuar me bllokim të të gjitha pikave kufitare që lidhin Kosovën me Serbinë, raportojnë mediat lokale. 

Kryetari i Asociacionit të qytetarëve të Qarkut të Mitrovicës, Rasha Rojeviç, ka njoftuar se më 6 shtator, do të fillojë bllokada e të gjitha vendkalimeve në Kosovë.

Rojeviç paralajmëroi se bllokada do të vazhdojë derisa forcat policore të Kosovës të tërhiqen nga veriu i Kosovës dhe institucionet t'u kthehen serbëve, duke përmendur Rezolutën 1244.

Bllokada do të fillojë të premten dhe do të zgjasë derisa forcat policore të Kosovës të tërhiqen nga veriu i Kosovës dhe t'u kthehen serbëve institucionet e uzurpuara.

Ne gjithashtu kërkojmë që KFOR-i, në përputhje me mandatin e Rezolutës 1244, të marrë kontrollin e veriut të Kosovës.

Ai tha se bllokada do të kryhet nga qytetarët nga Serbia qendrore, Mali i Zi dhe Republika Srpska, duke përjashtuar qëllimisht serbët që banojnë në Kosovë për, siç pretendon ai, t'i mbrojtur ata nga hakmarrja e mundshme nga policia e Kosovës.

Rojeviç pretendoi se për këtë plan nuk do të presin ndonjë "ndihmë nga shteti" dhe se nuk kanë nevojë për ndihmën e tyre.

Nuk presim ndihmë nga shteti dhe as nuk kemi nevojë për të.

Serbët që jetojnë në Kosovë nuk do të marrin pjesë në bllokada që të mos ngacmohen nga policia e Kosovës, por vetëm qytetarët nga territori i Serbisë qendrore, Mali i Zi dhe Republika Srpska.

Ai madje shtoi se do të sigurohet transport për të gjithë pjesëmarrësit e interesuar nga Beogradi, Novi Sadi, Smedereva, Kragujevaci, Nishi, Krushevci, Vranja, Rashka dhe se automjetet spitalore do të lejohen të kalojnë gjatë bllokadës së kalimit.

Kësisoj do të bllokohen kalimet në Bërnjak, Jarinjë, Merdarë, Konçul dhe Kullë. 

Në dritën e mbylljes së pesë institucione paralele serbe në veri nga autoritetet e Kosovës, rreth 300 qytetarë serbë u mblodhën dje para një objekti që më herët ishte përdorur nga komuna paralele serbe në Mitrovicë të Veriut.

Veprimi i Qeverisë Kurti u dënua ashpër nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian duke e cilësuar vendimin si të pakoordinuar dhe të njëanshëm.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy