
Këshilltari bashkiak Tedi Blushi po kërkon të hyjë në institucionin e Bashkisë Tiranë. Tedi Blushi, ndërsa tentonte të hynte brenda bashkisë kishte në duar dhe flamurin kombëtar.
Pak minuta më parë Blushi dhe Teliti kërkonin të kishin një komunikim me drejtorin e Policisë së Tiranës, Tonin Vocaj se pse nuk i lejonin të hynin brenda institucionit.
“Kjo nuk është polici e shtetit, por policia e pushtetit. Mbrojtët shembjen e TK, apo dhe inceneratorin e Tiranës, gjëra që mund të ndodhin në vendet e botës së tretë. Të zgjedhurit vendorë përballen sot me policinë, sikur të jemi ne kriminelët. Kriminelët janë brenda! Këto janë qytetarët. Pse nuk na lejoni që të futemi brenda!”, tha më herët Teliti.



