
Analisti Baton Haxhiu ndan bindjen se Zvërneci nuk është arsyeja e protestës 12-ditore të qytetarëve.
Duke folur për emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, ai deklaroi se protestuesit nuk ndihen të përfaqësuar as nga Partia Socialiste dhe as nga Partia Demokratike.
Duke iu referuar kryedemokratit Sali Berisha, Haxhiu tha se ka katër vite që flet për një model politik që po vdes dhe se ky model politik është pengesa kryesore e ndryshimit politik dhe gjeneratave.
Kjo gjeneratë që ka projektuar pakënaqësinë është heterogjene dhe ka krijuar rrezik të jashtëzakonshëm edhe për pushtetin, edhe për opozitën. Kjo pjesë e popullsisë dhe këta demonstrues nuk janë të përfaqësuar, as nga PS dhe as nga PD.
Unë e kam pritur një situatë të tillë dhe kurrë nuk kam shpresuar as te Sali Berisha dhe as te opozita. E kam kuptuar që Berisha ka qenë i vdekur politikisht dhe produkti i prezencës së Berishës, i këtij kuvendi të fundit, është se këta protestues janë arsyeja pse janë aty.
Ka katër vite që unë flas për një model politik që po vdes dhe ky model politik është pengesa kryesore e ndryshimit politik dhe gjeneratave.
Unë mendoj se Zvërneci nuk është fare arsyeja. Janë 4.5 miliardë investim. Ai ka mundësinë të thotë të vërtetën në muajt e ardhshëm. Unë kam vendosur t’i besoj një njeriu që udhëheq shtetin.



