Babaramo për krizën në PD: Do të ketë dy parti, por se kush do ta marrë “vulën”, mbetet të presim

Babaramo për krizën në PD: Do të ketë dy parti, por se kush do ta marrë “vulën”, mbetet të presim

Gazetari Ilir Babaramo, gjatë parashikimit të tij në studion e emisionit “Të Paekspozuarit” të Ylli Rakipit, në MCN TV, u shpreh se kriza në PD, do të çoj partinë në një ndarje të dyfishtë.

Sipas Babaramos, “lufta” në këtë situatë, do të jetë për “vulën” e cila është e rëndësishme, dhe se kush do ta marrë atë, mbetet të pritet edhe pak.

“Është një gjë e mirë që e gjithë kjo ndodhi pas zgjedhjeve, ka kohë të rikuperohet është mirë që ndodhi ky elektroshok, Basha e mori partinë me mbështetjen e Berishës dhe tani ja ku jemi në një realitete tjetër, vihet në një përballje mes tyre se kush do të fitojë betejën mes këtyre ditëve.

Parashikoj se do të ketë një ndarje, pra do të ketë dy parti, kush do ta ketë vulën, se vula është e rëndësishme, mbetet të pritet, unë e parashikoj që në 2025 do të jetë një front”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy