
Kryeministri Edi Rama mbërriti sot në Romë të Italisë, për një vizitë zyrtare, ku në qendër të vëmendjes do të jetë njohja e pensioneve të shqiptarëve që jetojnë në shtetin fqinj.
Rama u prit me një ceremoni zyrtare nga kryeministri i Republikës së Italisë, Mario Draghi. Pas ceremonisë Rama do të zhvillojë një takim me kryeministrin italian.
Në konferencën e stome për shtyp, Kryeministri Rama bëri të ditur se “tema e njohjes së pensioneve të bashkëqytetarëve tanë në Itali, do të jetë në qendër të bisedimeve për thellimin e bashkëpunimit dypalësh mes Shqipërisë dhe Italisë”.
Në mars të 2021-it, një grup emigrantësh shqiptarë i kanë dërguar letër autoriteteve më të larta italiane e shqiptare me kërkesën për drejtën e njohjes së pensioneve për emigrantët mes dy shteteve Itali-Shqipëri.
Negociatat për këtë marrëveshje kanë nisur që në vitin 2013.



