Në studion e emisionit “Të Paekspozuarit”, Argita Berisha dha detaje në lidhje me investimin e të shoqit në ish-kompleksin sportiv “Partizani”. Zonja Berisha tha se në total në këtë projekt janë investuar 450 euro.

Fillimisht ka blerë 410 metra. Tokat e tjera i bleu në vijimësi nga momenti që nisën të dalin lejet zhvillimore. Në vitin 2077 iu bë thirrje trashëgimtarëve të familjes Begeja dhe u lidh një kontratë ku ftoheshin të investonin në raport me pjesën që kishin. Një pjesë negocioi me ndërtuesit, një pjesë shiti tokën. Në bazë të kontratave, ai ka blerë 2150 metra tokë. Por SPAK si Gestapo ka shkuar dhe bastisur çdo zyrë noteriale duke mos lënë asnjë kontratë. Por ne i kemi me dokumente të mbledhura. Duhet të jenë diku te 450 mijë euro të investuara. Arsyeja pse i bleu ishte për të ruajtur tokën në mënyrë që të mos hynte dikush tjetër për të ndaluar projektin.