Ish-deputeti i PD garon për deputet nga PDIU: Do përfaqësoj demokratët

Ish-deputeti i PD garon për deputet nga PDIU: Do përfaqësoj demokratët

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Fatos Hoxha kandidon në Kukës nën siglën e PDIU-së. I ftuar në studion e “Tonight Ilva Tare” në Ora News, Hoxha sqaron pse ka ndërmarrë këtë veprim.

Hoxha: Vendimi im për të hyrë në PDIU është thjesht një ftesë miqësore e deputetes së Partisë Demokratike Mesila Doda në kushtet që elektorati i Partisë Demokratike po ngelet pa përfaqësim dhe është në kushtet e emergjencës. Unë ditën e fundit kam pranuar ftesën, kur PD kishte vendosur të mos përfaqësonte elektoratin në Parlament.

Tare: Pra po garon për Partinë Demokratike me PDIU-në?

Hoxha: Për të përfaqësuar elektoratin e PD-së në Parlament. Ky ishte shtegu dhe dera që gjeta. Nuk kishte mundësi tjetër në Parlament në kushtet e emergjencës kuptohet. Është një sfidë e vështirë.

Tare: Mendon se do të përgjigjet elektorati i PD-së nën siglën e PDIU-së?

Hoxha: Unë besoj, prandaj kam hyrë. Jam nga demokratët qëndrestar të PD-së. Ne nuk i kemi ikur zgjedhjeve në vitin 1997, megjithëse në 2/3-n e territorit ku kishim kandidatë por nuk kishim komisionerë. Ne nuk i jemi shmangur zgjedhjeve të vitit 2001, ku kishte terror policor. Ideja e çadrës na ka ardhur nga Rilindja dhe nuk ka qenë ide e PD-së.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy