Në fjalën e tij në protestën e sotme të opozitës, kreu i Partiusë së Lirisë, Ilir Meta nuk i ka ndalur akuzat ndaj kreut të SPAK, Altin Dumani dhe kryeministrit Edi Rama.

Sipas tij, Dumani është katër vite me vonese pasi nuk po arreston Ramën dhe Veliajn, të cilët i bën përgjegjës për aferën e inceneratorëve.
Është koha të ngrihemi! Nuk dua të flas për ndërkombëtarët. Të mos harrojmë që ata që mbështetën
Ti tregojmë ndërkombëtarëve se jemi popull me dinjiteti dhe nuk e ha presionin për të mbajtur një kriminel këtu.
Se dëgjoj që thonë, o e arrestuan edhe Ilir Beqajn. Oo çudi e madhe. Dumdumani është 4 vjet me vonesë që nuk ka arrestuar Edi Ramën, i cili me vetëdije ka firmosur 17 vendime qeverie dhe i ka imponuar ai. Ndërkohë drejtori i Prokurimeve ka qenë kundër, sepse kanë qenë të paligjshme.
Ka edhe ministra që i kanë kundërshtuar këto vendime si të paligjshme. Ndërkohë që sot nuk ka ende inceneratorë. Filloi hetimi me 5D. I gjithë shteti me 5 D. Erion Veliaj është me 4 vjet vonesë që nuk është atje ku e ka vendin. Ka vjedhur publikisht kompetencat e pushtetit lokal për të futur në borxh të gjithë Tiranë, për një incenerator që nuk ekziston.
Dumdumani thotë nuk e bllokoj unë se ka hallin e arbitrazhit, por kur ke hallin e arbritrazhit, o dumduman pse nuk arreston Ramën dhe Veliajn që janë shkaktar të humbjes së gjyqit me Beketin. Po pse e paske ti halllin e arbitrazhit dhe nuk e ka Edi Rama. Ka ardhur koha që t’i paguaj çdo gjë Edi Rama.



