Klodiana Lala: Shikoj një fushatë të ashpër. Sa herë ka fushata, kriminelët dhe bandat aktivizohen

Klodiana Lala: Shikoj një fushatë të ashpër. Sa herë ka fushata, kriminelët dhe bandat aktivizohen

“Pushteti është ndjellës. Sigurisht sa herë ka fushata aq herë ka kriminelë apo banda aktivizohen për të qenë pranë pushtetarëve sepse mendojnë se duke iu shërbyer atyre mund të përfitojnë kur ata të marrin pushtetin”, kështu deklaroi mbrëmjen e sotme gazetarja Klodiana Lala teksa u pyet lidhur me përfshirjen e bandave në fushatë elektorale.

E ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit’ në MCN TV, Lala tha se “një nga eksponentët që shkaktoi incidentin ka qenë pjesë e grupit të Suel Çelës”, por shtoi se skandali më i madh është mosndërhyrja e policisë.

Opozita ankohet se maxhoranca po përdor bandat. Çfarë po ndodh me fushatën dhe a janë të aktivizuara bandat?

“Pushteti është ndjellës. Sigurisht sa herë ka fushata aq herë ka kriminelë apo banda aktivizohen për të qenë pranë pushtetarëve sepse mendojnë se duke iu shërbyer atyre mund të përfitojnë kur ata të marrin pushtetin. Rasti i Elbasanit, aty janë të paktën 4 banda rivale me njëra-tjetërën që kanë mbështetur herë majtas herë djathtas ato që kanë pushtetin. E nisa duke thënë se pushteti është ndjellës. Rasti i Elbasanit dëshmoi. Një nga eksponentët që shkaktoi incidentin e kemi transmetuar në Neës24 ka qenë pjesë e grupit të Suel Çelës, por skandali nuk është fakti që u përplasën, por që policia nuk reagoi. Elbasani është problematik sepse aty janë disa eksponentë, Është kryemadhi, është Hadari. Aty kanë qenë disa grupe, Grupi Çapja mbështetëse PD, por të tjerë mbështesnin PS. Kjo përplasje nisi në Elbasan sepse është një qytet që ka para të pista, është rrugë për trafikimin e heroinës, ata grupe e kanë aktivitetin e tyre ne Dubai dhe Amerikën Latine dhe parë në këtë këndvështrim shumë para do të derdhen në favor të subjekteve politike. Një grup mund të ketë përfituar me disa favore dhe një grup mund të ketë përfituar për 8 vite dhe do ta mbështesin, por ka një grup tjetër që nuk kanë marrë pjesën e tortës. E shikoj si një fushatë të ashpër. Në këto zgjedhje nuk bëhet fjalë më vetëm për subjektet politike, por edhe për emra të caktuar, ku një X kandidat do tentojë të marrë vota dhe të kalojë në kuvend dhe në këtë pikë mund ti duhet edhe mbështetja e grupeve kriminale”, tha Lala.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy