
Pas deklaratave të ish-kryeministrit Sali Berisha që akuzoi Yuri Kim-in për ndërhyrje në proceset e brendshme gjyqësore në Shqipëri, lidhur me PD-në, ka reaguar ambasadorja amerikane.
Yuri Kim thotë se nëse me ndërhyrje nënkuptohet inkurajimi i gjyqtarëve dhe prokurorëve që të bëjnë punën e tyre, SHBA do të vazhdojë ta bëjë një gjë të tillë.
Nëse ‘ndërhyrje në procesin gjyqësor’ nënkupton inkurajimin e gjyqtarëve dhe prokurorëve që të bëjnë punën e tyre pavarësisht kërcënimeve apo ndikimeve, duke e bërë të qartë që SHBA do të vazhdojë të mbështesë zbatimin e reformës në drejtësi në Shqipëri, duke nënvizuar se askush nuk është mbi ligjin dhe duke kërkuar që të gjithë ne duhet të bëjmë pjesën tonë për të luftuar kundër korrupsionit dhe mosndëshkimit, atëherë PO, SHBA e ka bërë dhe do të vazhdojë ta bëjë pikërisht këtë – sepse lufta kundër korrupsionit dhe përpjekjet për të minuar demokracinë përbëjnë një interes thelbësor të sigurisë kombëtare të SHBA-së”.



