Thaçi sot takohet me Hahn dhe presidentin Tusk

Thaçi sot takohet me Hahn dhe presidentin Tusk

Në një kohë kur dialogu mes Serbisë dhe Kosovës, ende nuk ka prodhuar asnjë zgjidhje, Presidenti, Hashim Thaçi, ndodhet për një vizitë në Bruksel, ku ka parashikuar të zhvillojë takime me përfaqësues të lartë të Bashkimit Evropian, përfshirë Presidentin e Këshillit, Donald Tusk, si dhe me Komisionerin e Zgjerimit, Johannes Hahn.

Lajmi është bërë i ditur nga Presidenca e Kosovës ndërsa është prezentuar edhe në axhendën e takimeve të liderëve të BE-së.

 Presidenti Thaçi do të kërkojë nga liderët e BE-së vazhdim të mbështetjes dhe jetësim sa më të shpejtë të liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës.

Në Bruksel, presidenti Thaçi do të flasë edhe për domosdoshmërinë e dinamizmit të agjendës së integrimeve evropiane për Ballkanin Perëndimor, si parakusht për sigurimin e paqes afatgjate në Evropë.

Në komunikatën për mediat, Kreu i Shtetit Hashim Thaçi njoftoi se do të kërkojë mbështetje për të liberalizuar sa më shpejt vizat për qytetarët e Kosovës si dhe do të diskutojë për cështje të tjera me rëndësi, sikurse është dialogu me Beogradin. Procesi ka mbetur në vend-numëro për shkak të protestës së Serbisë si rrjedhojë e taksës 100%.

Mbetet të shihet se çfarë rezultatesh do të prodhojnë takimet e Presidentit Thaçi gjatë ditës së sotme.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy