GJKKO pranon kërkesën për pushimin e hetimit ndaj Llallës për fshehje pasurie

GJKKO pranon kërkesën për pushimin e hetimit ndaj Llallës për fshehje pasurie

Gjykata e Posaçme ka vendosur pranimin e kërkesës së prokurorisë për pushimin e çështjes ndaj ish- Prokurorit, Adriatik Llalla për mosdeklarim të pasurisë, pasi për të njëjtën akuzë është dënuar me 2 vite burg dhe si e tillë nuk mundesh të dënohesh dy herë për të njëjtën akuzë.

 Ish kryeprokurori ka qenë nën hetim për fshehje te ardhurash, por duke qenë se ai është dënuar njëherë për të njëjtën çështje, SPAK ka kërkoi pushim te këtij hetimi.

SPAK më 15 shkurt ka kërkuar pushimin e hetimeve ndaj Llallës.

 Sipas nenit 328 pika 1 germa “e” të K.Pr.Penale nuk lejohet të procedohesh dy herë për të njëjtin fakt.

Llalla ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar që prej muajit shtator, pasi Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar e ka dënuar me dy vite burg.

Ai është dënuar për veprën penale “Refuzimi për deklarim, mosdeklarimi, fshehja ose deklarim i rremë i pasurive, interesave private të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë ose i çdo personi tjetër që ka detyrim ligjor për deklarim”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy