Hidhet shorti në KQZ/ Koalicioni ‘Bashkë Fitojmë’, numërues vetëm në tavolinat me numër tek

Hidhet shorti në KQZ/ Koalicioni ‘Bashkë Fitojmë’, numërues vetëm në tavolinat me numër tek

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka hedhur sot shortin për numëruesin e katërt mes Partisë së Lirisë dhe PDIU.

Sipas shortit, është përcaktuar që partia e Ilir Metës do të ketë numërues vetëm në tavolinat me numër tek në çdo KZAZ.

 Në këtë formë, Partisë për Drejtësi, Integrim dhe Unitet i ranë tavolinat me numër çift.

 Partia e Lirisë do të ketë numërues në vetëm gjysmat e tavolinave të numërimin në vend. Kjo pasi, Partia e Lirisë dhe PDIU konsiderohen parti opozitare me numër të barabartë deputetësh.

Pra, në tavolinat e numërimit me numër tek në të gjithë vendin numëruesit do të jenë 2 përfaqësues të Partisë Socialiste, 1 i Partisë Demokratike dhe 1 i Partisë së Lirisë.

Ndërsa në tavolinat e numërimit me numër çift në të gjithë vendin numëruesit do të jenë 2 përfaqësues të Partisë Socialiste, 1 i Partisë Demokratike dhe 1 i PDIU-së.

Vendimi që anëtari i katërt i grupeve të numërimit të ndahej mes PL dhe PDIU-së u mor ditën e djeshme gjatë mbledhjes së KQZ, e cila u shoqërua me debate mes përfaqësuesve të këtyre partive politike.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy