Kuvendi i Rithemelimit të Partisë Demokratike ka vendosur të anulojë edhe Kuvendin e thirrur më 18 dhjetor nga Lulzim Basha.
Përveç këtij të fundit, Kuvendi që po mbahet në Air Albania ka vendosur shkarkimin e nënkryetarëve dhe sekretarëve të zgjedhur nga Bashës.
Në emër të Kuvendit, Belind Këlliçi njoftoi se ai do të mblidhet sërish në një tjetër datë simbolike për PD-në, 22 mars.



