Integrimi/Ambasadorët nga Korça: Shpresojmë në organizimin e konferencës ndërqeveritare (VIDEO)

Integrimi/Ambasadorët nga Korça: Shpresojmë në organizimin e konferencës ndërqeveritare (VIDEO)

Ambasadori gjerman Peter Zingraf, dhe ambasadorja franceze, Elisabeth Barsacq kanë qenë të pranishëm në një ceremoni përkujtimi për ushtarët francezë dhe gjermanë të rënë në Korçë gjatë luftës së dytë botërore.

Gjatë kësaj ceremonie ato kanë theksuar punën që duhet të bëhet në BE për të pasur një Evropë të bashkuar. Ambasadorja franceze Elisabeth Barsacq tha se shqetësimi i momentit është që ne të arrijmë të organizojmë konferencën e parë ndërqeveritare për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

Çështja e cila mua më shqetëson më tepër kryesisht në këtë moment është që ne të arrijmë të organizojmë konferencën e parë ndërqeveritare për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut natyrisht me urimin më të madh që ajo të bëhet gjatë presidencës sllovene pra së shpejti dhe duke pritur gjithashtu edhe përfundimin e zgjedhjeve në Bullgari ashtu siç i tha  dhe kryeministri i Holandës i cili ishte në Shqipëri dje.

Ndërkaq nga ana tjetër ambasadori gjerman është shprehur se e rëndësishme është që konferenca ndërqeveritare të zhvillohet brenda presidencës Sllovene.

Unë do të nënvizoja ashtu siç tha kancelarja kur ishte në vizitë këtu ne punojmë të gjithë së bashku me partneritete në mënyrë që konferenca e parë ndërqeveritare për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut të mund të realizohet brenda presidencës Sllovene dhe të jeni të sigurtë që në të gjithë po punojmë në këtë drejtim dhe shpresojmë që të bëhet.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy