
Një 62-vjeçar në Lekbibaj të Tropojës i quajtur Gjovalin Gjeloshaj, përfaqësues i një partie, është arrestuar nga policia pasi ka kërcënuar me armë zjarri dhe ka goditur me sende të forta Andrea Ndoun, një tjetër përfaqësues politik.
Gjeloshaj, i cili përfaqëson Partinë Demokratike, e ka kryer këtë akt së bashku me dy vëllezërit e tij, të cilat janë shpallur në kërkim. Bëhet fjalë për shtetasit Sh. Gj. dhe M. Gj.
Gjithashtu, këta shtetas në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë dëmtuar dhe shkatërruar pronën e kësaj shkolle që ishte qendër votimi si dhe nuk i janë bindur urdhrit të punonjësit të Policisë. 3 autorët janë nën akuzat e "Dëmtime të tjera me dashje", "Shkatërrimi i pronës", " Mbajtja pa leje e armëve dhe e municionit luftarak", “Kanosja" dhe "Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të rendit publik".



