
Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, mirëpret nesër në institucionin e Presidentit në një vizitë shtetërore Presidentin Federal të Republikës së Austrisë, Alexander Van der Bellen.
Një lajm i tillë bëhet me dije nga Presidenca, ku njoftohet dhe axhenda e pritjes së kreut të shtetit austriak.
Presidenti Begaj do ta mirëpresë Presidentin Van der Bellen në Institucionin e Presidentit më datë 27 mars, në një ceremoni shtetërore dhe ndër të tjera është parashikuar edhe një konferencë e përbashkët për shtyp e dy presidentëve.
Përgjatë vizitës shtetërore Presidenti Van der Bellen do të zhvillojë takime të nivelit të lartë, si dhe do të marrë pjesë së bashku me Presidentin Begaj në një forum ekonomik me përfaqësues të biznesit austriak në Shqipëri.
Axhenda e vizitës
10:30 - Ceremonia zyrtare e mirëseardhjes në Institucionin e Presidentit të Republikës.
11:45 - Deklarata për media e dy Presidentëve duke vijuar më tej me një Konferencë të përbashkët për media.
Gjithashtu, pasdite, në orën 17:00, do të zhvillohet Forumi Ekonomik, ku të dy Presidentët do të mbajnë gjithashtu fjalën përkatëse.



